• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Greqi, sekuestrohet drogë me vlerë mbi 2 mln euro, pranga “kapos” shqiptar dhe grupit

by Java News
24/04/2019 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre aksione janë realizuar nga policia greke në rajonin e Atikës, në kuadër të një operacioni kundër lëndëve narkotike. Policia greke sqaron se grupi i parë i goditur merrej me trafikun e heroinës nga Irani si dhe të kokainës dhe kanabisit të papërpunuar.

Operacioni i nisur dje dhe i përfunduar sot në mëngjes (24 prill), u zhvillua paralelisht në disa zona, duke çuar në pranga 5 persona, të gjithë shqiptarë, të moshave 28,31,31,35 dhe 53 vjeç.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar dy laboratorët për përpunimin e drogës, rreth 44 kg heroinë, rreth 10 kg pluhur për përpunimin e lëndës narkotike, para, armë, makina, motoçikleta dhe telefona celularë.

Policia greke sqaron në komunikatë, se të ardhurat e pritshme të organizatës kriminale, nga trafikimi i drogës së konfiskuar, i tejkalojnë 1 milion eurot.

Në aksionin e dytë, i zhvilluar dje, policia arrestoi edhe dy shtetas shqiptarë, anëtarë të organizatës. Në makinën e tyre, u gjetën rreth 817 kg kanabis dhe një sasi prej 7 kg e 435 gram kokainë. Edhe në rastin e dytë, policia greke sqaron se përfitimet i tejkalojnë shifrën e 1 milion eurove.

Në aksionin e tretë, u godit një organizatë kriminale që merrej me tregtimin e kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme të Pireut. Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar 13 anëtarë të organizatës.

Policia ka sekuestruar 10 kg e 657 gram kanabis, 84 gram kokainë, peshore elektronike, armë, fara kanabisi, granatë tymuese, etj.

Zëvendësshefi i policisë Theodoros Chronopoulos, teksa bëri me dije detajet e operacionit, tha se pjesë e grupit të parë, janë edhe dy persona të tjerë, duke shtuar se njëri prej tyre është tashmë në qelitë e paraburgimit, ndërsa personi i dytë është në kërkim.

Në mënyrë të veçantë, rol qendror në organizatë e kishte 53 vjeçari i arrestuar, i cili bënte të mundur furnizimin dhe importimin e heroinës nga Irani dhe më pas lëvizjes e saj drejt Greqisë.

Anëtarët e tjerë të grupit, merreshin me transportin brenda Greqisë, magazinimin dhe shpërndarjen.

24042019gadaathinon00224042019parousiasigenikwn00724042019parousiasigenikwn00824042019parousiasigenikwn00624042019parousiasigenikwn00324042019parousiasigenikwn00424042019parousiasigenikwn00224042019parousiasigenikwn00124042019parousiasigenikwn005

 

24042019gadaathinon00524042019gadaathinon00624042019gadaathinon00724042019parousiasipeiraias00124042019gadaathinon004

 

 

Next Post
Vulin nga Moska: Serbia kurrë nuk do të anëtarësohet në NATO

Vulin nga Moska: Serbia kurrë nuk do të anëtarësohet në NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In