Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnjë. Në aksident janë përfshirë 4 automjete që lëviznin me drejtim Lushnje-Fier. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një gomar.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e aksidentit
Nuk raportohet për persona të plagosur. Nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
/a.r