Një moment i pazakontë është kapur jashtë stadiumit kur luhej ndeshja Egjipt-Uruguai.
Tifozët meksikanë dhe kolumbianë, treguan shpirtin e përbashkët të Kupës së Botës, teksa ngritën në ajër një tifoz me aftësi të kufizuara të Egjiptit, që edhe ai të mund të shikonte ekranin e madh në një shesh tifozët.
Duke qenë se tifozi me karrocë nuk mund të shikonte qartë, një grup tifozësh meksikan dhe kolumbianë e ngritën sipër të tjerëve. Foto u bë virale në të gjithë botën, pas këtij gjesti të mrekullueshëm./a.ç