Një gjarpër i madh zvarritet trotuareve të Tiranës. Po po është e vërtetë. JavaNews.al sjell fotografinë e gjarprit, i cili është parë nga fotografi Feliks Bilani, dhe ku tregohet zvarraniku i frikshëm në mes të qytetit të Tiranës.
Sipas fotografit, gjarpri është fotografuar dje përpara stadiumit të lojrave me dorë, në mesditë.
Ndoshta dikush duhet të nisë të marrë disa masa, pasi edhe gjarpërinj në mes të ditës në mes të Tiranës nuk mund të lejojmë.