Simbolin e “dy gishtave” qe e lidhim gjerësisht me demokratët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka bërë pjesë të fushatës së tij elektorale.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto, kryebashkiaku Veliaj ka pozuar me dy gishtat lart.
Por jo vetëm kaq, kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur edhe një tjetër simbolikë të veçantë. Në bluzën e veshur sot, Veliaj kishte të stampuar numrin 2 që përkon pikërisht me numrin e tij në fletën e votimit për garën në Tiranë.
Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit duke hedhur shortin edhe për numrat e kandidatëve për kryetar bashkie.
Kështu në Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj që garon nën siglën e Partisë Socialiste do të mbajë numrin dy.