FOTO-GALERI/ Obama mes akujve të Alaskës, alarm për ngrohjen globale
Presidenti amerikan Barak Obama ndodhet këto ditë në Alaskë, për të marrë pjesë në Samitin mbi ndryshimet klimatike. Ai ka deklaruar me terma alarmante, se botës po i kanoset një ndryshim klimatik i frikshëm. “Nuk po bëjmë sa duhet dhe aq shpejt sa duhet. Vendet që e kanë krijuar këtë problem nuk po lëvizin me shpejtësinë e duhur” tha Obama.














