Qyteti i gurtë i Gjirokastrës tashmë do të ketë edhe një destinacion tjetër atraktiv, pas rikonstruksionit të shtëpisë së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Banesa ku ka jetuar në fëmijëri shkrimtari me famë botërore, që festoi 80-vjetorin e lindjes i’u nënshtrua një rikosntruksioni të plotë.
Ajo tashmë plotëson të gjitha kushtet e një shtëpie muzeale, dhe do të kthehet në një pikë kryesore atraksioni për kureshtarët e shumtë që vizitojnë Gjirokastrën.



























