Partitë politike po zhvillojnë sot mitingjet e fundit të mbylljes së fushatës elektorale. Ndërsa Rama ka mbylljen e fushatës sonte në Vlorë, Basha ka zhvilluar mitingun e fundit në Fushë-Krujë, për të mbyllur fushatën në Tiranë po sonte.
Mirëpo, siç shihet nga fotot e mëposhtme, pjesmarrja në mitingun përmbyllës të Bashës në Fushë-Krujë është për të ardhur keq. Partia e dytë më e madhe në vend është katandisur në partinë që nuk mbledh dot 100 veta bashkë as kur flet kryetari i saj. E natyrisht, ky është edhe mesazhi për ditën e dielë dhe për rezultatin të cilin mesa duket sondazhet po e kapin në kokë.
Fakt është që mitingjet e Bashës në të gjithë Shqipërinë, prej fillimit të fushatës kanë qenë modeste, pa frymë dhe aspak shpresëdhënëse për PD-në./Lexo.al