Fshati u përmbyt në vitin 1992 kur lumi Limia u bë rezervuar. Por tashmë ky rezervuar ndodhet në 15 përqind të kapacitetit të tij si pasojë e thatësirës, ndërsa autoritetet kanë lajmëruar se situata do të përkeqësohet.
Por nga kjo e keqe ka dalë një e mirë sepse, rrënojat kanë tërhequr turistët.
Kryebashkiakja e këtij rajoni ka thënë se situata është krijuar si pasojë e mungesës së shirave sidomos në Janar. Rezervuari shërbente për një hidrocentral që ishte ndërtuar në zonë.
/a.r