• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ “Frika s’mund të na ndryshojë rrjedhën e jetës”, ndez dritat Fshati i Festave në Tiranë

by Java News
13/12/2019 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Frika s’mund të na ndryshojë rrjedhën e jetës”. Pas ditëve të vështira pas tërmetit të 26 nëntorit, Tirana i është rikthyer normalitetit, e megjithatë përveç dëmeve materiale, lëkundjet e vazhdueshme sizmike sollën jo pak gjendje ankthi e shqetësimi, sidomos te fëmijët.

Bashkia e Tiranës ka ofruar zgjidhjet maksimale për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti, duke sistemuar me bonus qiraje familjet, të cilave Instituti i Ndërtimit ua ka shpallur të pabanueshme shtëpinë. Por, ajo çka përbën dhe pikën më të vështirë të rikuperimit është dalja nga gjendja tronditëse psikologjike, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Po cila është kura më e mirë?

Graniti dhe vajza e tij 8 vjeçare, Ameli, po shëtisin në Fshatin e Festave në sheshin “Skënderbej”, të cilin Bashkia e Tiranës e sjell çdo vit me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë ndezur dritat e pemës së madhe të Vitit të Ri në shesh, jo thjesht si një kremtim për festat, por edhe si mesazh se ka shpresë e dritë në errësirën që shpesh mbjell frika dhe pasiguria nga kapriçot dramatike të natyrës. Kudo shikon dhjetëra pika lojërash me drita shumëngjyrëshe e performanca zbavitëse për fëmijët. Graniti banon në Njësinë 6 dhe thotë se tërmeti i 26 nëntorit me pasgoditjet e tij, krijuan shqetësim jo vetëm në familjen e tij, por edhe për banorët e tjerë.

“Gjithë kohës mendoja për vajzën. Ajo më shihte mjaft të shqetësuar, ndonëse përpiqesha të isha sa më pozitiv. Pas atyre ditëve mjaft të sikletshme, pashë që Bashkia ka ngritur Fshatin e Festave në qendër, mbushur me lojëra e drita. Ndaj vendosa të marr Amelinë e të vij në shesh. Ajo është kthyer në rutinën e saj, si vajzë e qeshur. Mendoj se kjo është mënyra më e mire, jo vetëm për Amelinë, por dhe për mua, për të lënë pas ato ditë tronditëse. Nuk kemi në dorë të ndikojmë në forcat e natyrës, por kemi në dorë të ndikojmë për t’u rikthyer buzëqeshjen fëmijëve”, thotë Graniti.

Pak më tej, pranë pemës së madhe të Krishtlindjeve, shikon gjyshër e gjyshe me nipër e mbesa, por edhe nëna të reja, që me karrocën përdore enden në labirinthet me lodra të Fshatit të Festës, shoqëruar nga britmat gazmore të fëmijëve. “Nuk do rrimë gjithë kohës me ankth. Ç’është për t’u bërë, do bëhet. Por, ne s’duhet të lejojmë frikën të ndryshojë rrjedhën e jetës sonë. Fëmijët janë psikologët më të mirë dhe kur gëzojnë ata, brenga e shqetësimet hidhen pas krahëve”, thotë Erilda Xh., nëna e 2 fëmijëve, njëri 11 muajsh e tjetri 5 vjeç.

Teksa punëtorët e Bashkisë së Tiranës që po i japin dorën e fundit edhe detajeve më të vogla në Fshatin e Festave, Miki Mousi grish të mëdhenj e të vegjël të vinë pranë tij, syri të kap edhe dy studente, njëra nga Fieri, Fiona S., dhe tjetra nga Librazhdi, të cilat bëjnë foto pranë pemës dhe karrocës së babagjyshit të Vitit të Ri. “Kur ra tërmeti isha në Tiranë. Një ankth pa fund. Të nesërmen ika për në Fier, pasi prindërit insistonin që të shkoja tek ata. Por, unë dua të shkëputem. Të vijoj mënyrën dhe stilin tim të jetës. Kam ardhur tek Fshati i Festave me dëshirën më të madhe, jo vetëm për pemën, por për t’u ndjerë si fëmi”, thotë Fiona.

Dalngadalë Tirana po hyn në rrjedhën e saj. Rikthimi në një gjendje pozitive psikologjike nuk është diçka e lehtë. Por, të paktën ka nisur nga Fshati i Festave në sheshin “Skënderbej”, me karrocën e babagjyshit apo Miki Mousin e dashur për fëmijët. Po, po vërtet, qyteti duket se po i lë pas ditët e vështira, plot ankth e pasiguri. Fryma e festave është këtu, jemi në dhjetor, pak ditë na ndajnë nga Viti i Ri.

g.kosovari

Next Post
Arrestimet për milionat në ‘Toyota’, Prokuroria u çon letër-porosi tre shteteve

Shkrirja e Krimeve të Rënda/ Dosja e "Toyota Yaris" është e para që kalon në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

Nga tërbimi, ebola e Covid-19, zbuloni 11 viruset më vdekjeprurës për njerëzimin

February 2, 2026
Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

Bashkë me tërmetet, Qeveria mund të bëjë me detyrim edhe sigurimin nga përmbytjet

February 2, 2026
Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi i ashpër me Europën: Nëse dëshiron pushtet duhet të bëhet federatë!

February 2, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Ka ardhur koha e ndëshkimit

February 2, 2026
Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In