Jeta private e Françeska Jaçes ka qenë në vëmendjen e mediave së fundmi pas ndarjes nga Andi Geci dhe nisjen e një lidhjeje të re të cilën ajo e konfirmoi pak ditë më parë gjatë një interviste ku u shpreh se me pushime nuk shkon asnjëherë vetëm.
Gjithashtu Françeska u shpreh se ky Shën Valentin ishte shumë i nxehtë ndërsa në Instastory tregoi edhe dhuratën që i bënë e që konsistonte në një buqetë të madhe trëndafilash.
Sot me një postim në Instagram, modelja i ka habitur të gjithë duke shkruar “Përshëndeteni të dashurin tim”, teksa në foto shfaqet me një delfin duke i mahnitur ndjekësit e saj. Në komentet e fotos Françeska shkruan me shaka: “Ju lutem dua ta mbaj këtë lidhje jashtë vëmendjes së publikut”. /ma.me