Për këtë arsye, janë përhapur thashetheme se mund të jetë duke përcjellë aktivitetin e qendrave hapësinore dhe anijeve kozmike, për t’i bombarduar më pas. Në anën tjetër, është spekuluar se mund të jetë duke i sulmuar satelitët, apo për të mbledhë informacione përmes radiovalëve, teksa iu qëndron pranë.
Por, ka pasur edhe ide më të bindshme, se meqë ka masë të madhe është kthyer vet në një satelit dhe qëndron për të kryer këtë funksion. Madje, është thënë se kur të kthehet në Tokë, punonjësit do ta presin të veshur me uniforma speciale, duke nxitur rrezikun se në bord mund të ketë diçka radioaktive.
NASA ka thënë se fluturakja qëndron atje për disa çështje testuese, por mbetet sekret veprimtaria konkrete. Astronomët amator, raportojnë se fluturon sipër Koresë së Veriut, Irakut, Pakistanit dhe Afganistanit, duke nxitur spekulime se mund të jetë në mision spiunazhi. E tëra që dihet, është se ka një hapje krahësh prej pesë metrash dhe është nisur lartë si raketë, ndërsa do të aterroi si anije kozmike. /Telegrafi/ma.me