Ai njihet si një nga kantautorët më të mirë të muzikës shqiptare dhe është mjaft i pëlqyer si brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa kohët e fundit është përfolur në media për lajme të mira, lidhjen me Elvana Gjatën dhe mundësinë e pritjes së një fëmije, kantautori Flori Mumajesi ka zgjedhur të japë vetë një lajm të hidhur. Nëpërmjet një tatuazhi që ka bërë në veshin e majtë, shenja e “ndaljes së zërit”, Flori tregon se vuan realisht nga diçka e tillë. Ai shton se me veshin e tij të majtë nuk dëgjon thuajse fare.
“Nuk e kam bërë rastësisht këtë tatuazh, përkushtimi ndër vite ndaj muzikës më ka kushtuar 70% të humbjes së dëgjimit nga veshi i majtë”,- tregon Flori. /MA.ME