Eurovisioni përfundoi duke na lënë një shijetë hidhur pavarësisht se ishim ndër favoritët.
Fituesi i edicionit të 60-të u shpall Suedia. Megjithatë në një foto të publikuar në “Facebook” nga vetë fituesi i Eurovision 2015, Mans Zelmerloë, i cili përfaqësoi Suedinë me këngën “Heroes”, ai shfaqet duke pushuar shtrirë në një kolltuk. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe veç faktit se ai ka vendosur këmbët një mbi një mbi flamurin e Shqipërisë.
Nuk dihet nëse flamuri kuqezi është lënë aty nga ndonjë pjesëtar i delegacionit shqiptar gjatë provave që bënin këngëtarët. Gjithsesi kjo nuk duket ta ketë penguar këngëtarin suedez të bëjë foton e tij. Madje ai e ka publikuar në “FB” duke shkruar “Duke u përpjekur të injoroj faktin e 26 delegacione po bëjnë prova pranë meje”.










