Dy gazetare lokale dhe kryetarja e bashkisë së qytetit të Imatras në Finlandë, janë ekzekutuar sot me armë snajper. Viktima të këtij sulmi janë tre femra. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lindje të Finlandës, 230 km larg kryeqytetit, Helsinkit. Kryebashkiakia që ka humbur jetën është Tiina Wilén-Jäppinen, ndërsa ende nuk janë identifikuar dy viktimat e tjera gazetare. Në momentin kur kryetarja e bashkisë po shoqëronte dy gazetarët, pasi kishin dalë nga një restorant, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një snajper.