• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Festa me fëmijët e ushtarakëve në mision, Xhaçka: Krenarë për prindërit tuaj

by A R
25/12/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fundviti, 153 efektivëve të Forcave të Armatosura do të mungojnë në tryezat e festës pranë familjeve të tyre.

Por, për disa momente, ushtarakët shqiptarë të angazhuar në misionet ndërkombëtare ishin pranë familjeve të tyre në prag të festave. Në takimin festiv e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ata patën mundësi të shihnin dhe të komunikonin me familjarët e tyre nëpërmjet lidhjeve video nga bazat ku ata shërbejnë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke e cilësuar FA si një familje të madhe tha se ishte pikërisht kjo arsyeja që ajo zgjodhi të festojë me familjarët e efektivëve me mision jashtë vendit.

“Dëshira ishte shumë e madhe që të gjendeshim ne pranë fëmijëve si familja juaj e madhe, si familja e madhe e atyre, që në fakt janë larg në një mision shumë fisnik për të ofruar siguri përtej kufijve të Shqipërisë. Në fakt ata janë Shqipëria jonë e vogël, ata janë Shqipëria më e mirë, pjesa për të cilën jemi pafund krenarë, dhe unë dua që ta ndjeni ju, ta ndjejnë edhe këta fëmijë, të cilët jam e sigurtë që do të jenë gjithë jetën krenarë për prindërit e tyre. Për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë, për misionin shumë fisnik që ata përmbushin, për sigurinë tonë por edhe më gjerë.”- iu drejtua ministrja familjarëve të pranishëm.

Fëmijët, bashkëshortet dhe prindërit përcollën me jo pak emocion dhe përlotje komunikimin me familjarët që shërbejnë jashtë vendit.

“Në pamundësinë që ju të jeni këtu në këto festa jemi mbledhur që të festojmë bashkë me familjen tuaj të madhe.Dhe në emrin tuaj unë dua sot të falenderoj të gjithë familjarët e pranishëm këtu për mbështetjen e pakufishme që ju japin në mision tuaj sa të vështirë aq edhe fisnik.”,  tha Ministrja në komunikimin me efektivët.

Aktualisht janë 153 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët shërbejnë në misionet e NATO-s në Kabul, Herat të Afganistanit, Letoni, Kosovë dhe Mali. Shumica prej tyre ndodhen larg familjes prej më shumë se 3 muajsh.

Festës iu bashkua edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe komandantët e forcave, pjesë e të cilave janë kontingjentet pjesëmarrëse në misionet ndërkombëtare. Familjarët kanë kaluar disa orë mes humorit, lojrave dhe dhuratave. /b.d

Next Post
Klopp bën pazar tek PSG

Klopp bën pazar tek PSG

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In