• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Fëmijët bullizojnë njëri-tjetrin në aplikacionin “Tellonym”, institucionet heshtin

by Java News
20/06/2022 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreziku nga rrjetet sociale që ju kanoset  fëmijëve dhe adoleshentëve rritet çdo ditë, me përdorimin e aplikacioneve  të ndryshme, që i lejon ata jo vetëm të komunikojnë por dhe të bullizojnë, kërcënojnë , apo fyejnë njeri tjetrin pa u identifikuar.

I tillë është dhe aplikacioni “Tellonym”, i cili që nga vetë emri lejon të shkruash dhe të jesh “sekret”. Por jo vetëm kaq, në këtë aplikacion fëmijë të shumtë në Tiranë kanë rënë pre e bullizmit.

Faqe të hapura nga nxënësit e shkollave kanë bërë që bashkëmoshatarët të etiketojnë njëri -tjetrin me emër mbiemër se me kë kanë krijuar marrëdhënie intime në shkollë dhe jo vetëm.

Fiksi vëzhgoi për ditë me radhë këto faqe të cilat nuk shërbejnë për asgjë tjetër përveçse për të etiketuar dhe shpifur për njeri tjetrin, sigurisht duke shfrytëzuar anonimatin që të ofron aplikacioni. Fjalori i përdorur nga adolëshentët dhe të miturit nëpër statuse është banal dhe fyes.

Në shumë statuse lexohen kërcënime qe adoleshentët i bëjnë njëri-tjetrit, ku kërkojnë domosdo identitetin, në mënyrë që të hakmerren.

Investigimi i Fiksit nisi pasi shumë prindër kërkuan ndihmën e gazetarëve sepse institucionet nuk vepronin dhe fëmijët nuk shkonin në shkollë. Kështu Fiksi solli vëzhgimin disa ditor që ju bëri këtyre faqeve, duke sjell një pjesë të statuseve.

Por jo vetëm kaq gazetarët kërkuan një përgjigje nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Së Fëmijëve, të cilët jo vetëm nuk ishin në dijeni të problemit, por kërkonin adresat e faqeve me link në mënyrë që t’i adresonin për t’i mbyllur, kështu puna e tyre nuk ishte asgjë tjetër përveçse kopjimi i këtij linku të cilin morën përsipër ta bënin pasi gazetarët ua çuan.

Ndërkohë, Tomi Kallanxhi, ekspert IT, tregoi për Fiksin se edhe pse statuset dalin anonim, mund të shkohet tek personi që i hap këto faqe, pasi sipas tij nëse i bëhet një kërkesë aplikacionit ata përgjigjen, po ashtu AKEP mund të bëjë mbylljen e tyre.

Ndërsa psikologia Denada Toçe, ngre alarmin se këto aplikacione duhen mbyllur.

“Tek unë kanë ardhur  shumë raste që fëmijët nuk duan të shkojnë në shkollë për shkak të bullizimit” thotë znj.Toçe.

Të gjendur para këtyre fakteve gazetarët e Fiksit kërkuan përgjigje në Agjencinë Kombëtare të Fëmijëve, ku kjo e fundit thotë se nuk ka dijeni për rastin, dhe nëse gazetarët do i dërgojnë linqet e adresave atëherë do adresohet mbyllja e tyre.

Përveç këtyre edhe pse në Policinë e Shtetit ka pasur dhjetëra denoncime për rastet, ky institucion nuk kthen përgjigje për gazetarët e Fiksit./m.j

Fiks Fare/ Fëmijët bullizojnë njëri-tjetrin nëFiks Fare/ Fëmijët bullizojnë njëri-tjetrin në

Next Post
Mbledhja e dy qeverive, analisti nga Kosova: Rama dominoi takimin, e rëndësishme sheshimi i përplasjes me Kurtin

Mbledhja e dy qeverive, analisti nga Kosova: Rama dominoi takimin, e rëndësishme sheshimi i përplasjes me Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In