• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ FBI gjen trupin e pajetë të 22-vjeçares amerikane. U zhduk në mënyrë të mistershme gjatë një udhëtimi me të dashurin

by Java News
20/09/2021 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një trup që përputhet me përshkrimin e gruas së humbur, Gabby Petito është gjetur nga grupi i kërkuesve të cilët kontrolluan një park kombëtar në shtetin amerikan Wyoming.

Sipas BBC, lajmi u konfirmua nga angjenti i FBI-së, Charles Jones i cili doli në një konferencë për shtyp për të konfirmuar gjetjen e Petitos.

“Siç mund ta imagjinojë çdo prind, kjo është një kohë tepër e vështirë për familjen e saj. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar.” tha ai.

Gaby Petitto

FBI tha se ndërsa ekzaminimet mjeko -ligjore ende nuk kanë konfirmuar 100% se mbetjet njerëzore ishin ato të zonjës Petito, ato ishin në përputhje me përshkrimin e saj.

Petito, 22 vjeç, ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grand Teton me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, kur u zhduk. Laundrie u shpall i dyshuari kryesor në këtë rast, por nuk u akuzua për ndonjë krim. Ai nuk pranoi të fliste me policinë dhe u zhduk disa ditë më vonë.  Laundrie dhe Petito ishin nisur në një udhëtim kampi në vend në korrik, duke dokumentuar aventurat e tyre në mediat sociale. Por më 1 shtator, pas një muaji udhëtimi, Laundrie u kthye në shtëpi në Florida me furgonin e tyre të bardhë dhe pa Petiton. Familja e saj raportoi se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.

Dy javë para se Petito të zhdukej, më 12 gusht, policia në qytetin jugor të Jutas, Moab, u thirr për një incident të mundshëm të dhunës në familje që përfshinte çiftin. Policia publikoi pamjet e kamerës së trupit të cilat tregonin Petiton duke qarë dhe duke u ankuar për shëndetin e saj mendor tek oficerët. Ajo gjithashtu tha se çifti po grindej më shpesh.

Ndërkohë babai i zonjës Petito, Joseph, postoi një fotografi të vajzës së tij në Twitter menjëherë pas konferencës për shtyp.

💔#GABBYPETITO she touched the world. pic.twitter.com/DukH7UCTPo

— joseph petito (@josephpetito) September 19, 2021

g.kosovari

Next Post
‘Vaksinohuni kundër COVID’/ Mjekët turq dhe shqiptarë në Spitalin e Fierit, apel qytetarëve: Mbroni veten dhe të afërmit

'Vaksinohuni kundër COVID'/ Mjekët turq dhe shqiptarë në Spitalin e Fierit, apel qytetarëve: Mbroni veten dhe të afërmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In