Ish-kryeministri Fatos Nano ka festuar sot 70-vjetorin e tij të lindjes mes familjarësh dhe miqve të ngushtë.
Kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali, i cili është edhe nipi i Nanos, ka ndarë disa foto nga festa ku ai shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.
“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkruan Krali.
/a.r