Apple zbuloi të martën iPhone 11 Pro dhe Pro Max duke hedhur një hap të ri drejt avancimit të teknologjisë.
Ajo që bie më shumë në sy në telefonin e ri të Apple është kamera në pjesën e prapme që nuk është një si zakonisht por tre.
Kjo zgjedhje e kompanisë nuk është mbështetur shunë nga fansat të cilët e kanë përqeshur, duke bërë edhe krahasimet në rrjet.
Por Apple krenohet se kamerat do t’u lejojnë fansave aftësi fotografi më të mira se kurrë më parë, por dizajni i ka lënë fansat dukshëm të pa impresionuar.
Njëra pretendoi se të tre kamerat e bënë që telefoni t’i ngjante me një arrë kokosi, ndërsa një tjetër e krahasoi dizajnin me një top të futbollit. Disa e krahasuan pajisjen me të huajt me disa foto madje duke postuar fotografi të kamerës të rimenduar si pjanurë kuzhine. Për njerëzit me tripofobi, modeli i ri është një makth i mundshëm dhe disa tifozë të Apple e ndanë tmerrin e tyre në internet. Trifofobia është një frikë ose shmangie ndaj syve të grupimeve të vrimave të vogla.
















g.kosovari











