Ndërsa Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimin e emrit të Facebook, në Meta, faqet e memeve në Shqipëri “po shkrinë” talentin me batuta dhe humor, duke ironizuar presidentin Ilir Meta.
Në disa foto që kanë qarkulluar orët e fundit në internet, është zëvendësuar logoja e re e Facebook, me fotografinë e Ilir Metës.
Në një tjetër me photoshop në një tavolinë duke pirë birrë, kanë vendosur Zuckerberg dhe Metën.