Erjon Braçe e çan shalqirin live
Një nga zërat kritikë në Parlamentin e Shqipërisë, edhe për vetë partinë ku ai bën pjesë, për të mbrojtur produktet bujqësore të zonës ku ai është deputet ka zgjedhur të bëjë një provë live në televizion.
Deputeti socialist Erjon Braçe nuk ka nguruar të marr thikën e të ndajë një shalqin, ndërsa ishte i ftuar në MAD Albania. Braçe gjatë gjithë emisionit mbrojtu fuqishëm produktet bujqësore të zonës ku ai është deputet dhe siç dihet është i pranishëm në këtë zonë shumë shpesh.
Braçe, që është dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë, gjatë këtij emisioni ka pasur dhe mjaft kritika për punën e qeverisë. Ai tha se doganat dhe tatimet nuk po performojnë në mënyrën më të mirë. Braçe tha se ka evazion në shifra të larta e si shmebull zuri dhe faturat e kripura që vijnë nga jugu i Shqipërisë në këtë sezon turistik.