Një shqiptar dhe një italian u arrestuan nga policia e Leçes në Itali, të cilët ishin duke udhëtuar me një kamion me 1.5 ton marijuanë.
Operacioni u zhvillua natën e të dilës dhe mëngjesin e të hënës, ku policia pikasi furgonin që transportonte lëndën narkotike.
Sipas mediave italiane droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe më pas ishte shkarkuar në një zonë të mbrojtur për tu ngarkuar më pas në një kamion, që drejtohej nga një italian, ndërsa me të ishte edhe një 32-vjeçar shqiptar.
Të arrestuarit janë Marco Mastro 40 vjeç dhe shqiptari Sokol Nelaj 32 vjeç.
Policia e kishte vënë re kamionin me mbishkrimin ‘Traslochi’ dhe ishte vënë në ndjekje, për ta kapur pak minuta më vonë. Kur policia ka ndaluar mjetin ka gjetur në brendësi edhe 63 pako me drogë.
Droga është dërguar në ruajtje ndërsa dy korrierët janë në burgun e Brindisit./oranews
a.ç