Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshjes për eliminatorët e Botërorit Rusi 2016, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Përfaqësuesja e Izraelit udhëtoi ditën e djeshme drejt Elbasanit, ku zhvilloi për edhe një stërvitje në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ajo që bie në sy në Elbasan janë masat e marra nga policia, e cila prej ditës së djeshme ka blinduar qytetin. Një numër i madh efektivësh policie janë vendosur rreth stadiumit për të garantuar siguri gjithë ditën dhe deri në përfundim të ndeshjes.
Gazetari i News 24 dhe BalkanWeb Fatmir Popja ka sjellë foto për ta pasqyruar sa më qartë atmosferën në qytetin e Elbasanit, i cili është mbushur plot me flamuj kuq e zi, për të mbështetur kombëtaren tonë në sfidën kundër Izraelit.