Tashmë që sezoni i varietesë së humorit “Portokalli” ka përfunduar, edhe ata mund të shijojnë disa ditë pushimesh.
Këngëtarja dhe prezantuesja Eneda Tarifa ka publikuar në Instagram, një fotografi ku bashkë me miqtë e saj të “Portokalli”, shijojnë detin e jugut dhe luajnë mes tyre.
Krah fotografisë që gjeni bashkëngjitur ajo shkruan, “Duke shpjeguar me pantomime fjalën stafidhe, lojë e paparë për grupe të mëdhaja në plazh. E dua detin e Jonit, nuk kam ç’bëj nuk e braktis dot…”. Krahas Enedës në plazh ndodhet edhe “Zonja Bukra”, emri i vërtetë i së cilës është Albana Perhati, Gazmend Paja, Ledio Lako, Salsano Rrapi etj.












