• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Foto e video intime të vajzave shqiptare e të miturve! Grupi në Telegram bën namin. Autoritetet nuk e mbyllin dot

by Java News
08/04/2024 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni Fiks Fare ka sjell rastin e një grupi në aplikacionin Telegram me mijëra anëtar të cilët publikojnë foto e video nudo të vajzave.

Përveç fotografive, publikohen edhe video, ku shihen duke kryer akte seksuale, ndërsa poshtë tyre  vazhdojnë komentet bullizuese dhe shantazhuese. Pas mbylljes së grupit “Albkings”, me ndërhyrjen e autoriteteve të Kosovës ku u arrestuan 2 të rinj të cilët e administronin. Si vazhdim i tij u krijua grupi “Shqipet 87” i cili me shpejtësi numëron aktualisht rreth  24.600 ndjekës të cilët me adresa fallco apo jo, denigrojnë vajza, gra e të mitur.

Madje marrëzia shkon edhe përtej ku shpërndajnë informacione mbi to, si numra telefonash dhe adresa të vajzave , por jo vetëm aq, pre e këtij rrjeti kanë rënë edhe të miturit. Grupi shërben edhe për gjëra të tjera ilegale.  Pra për këta përdorues të këtij grupi në Telegram mosha , masa apo kufinjtë nuk kanë limite.

Gazetarët e Fiksit treguan se sa me lehtësi mund të bëhesh pjesë e këtij rrjeti, dhe në adresën tënde të vijnë qindra mesazhe .

Në grupin e denoncuar nga emisioni investigative i quajtur “Shqipet87”  ka me mijëra anëtarë online në çdo sekond. Ky aplikacion është në dhjetëshen e programeve më të shkarkuara në botë. Nga të dhënat në mars të këtij viti aplikacioni ka mbi 900 milion përdorues aktive.

Eksperti i IT , Tomi Kallanxhi tha për Fiksin se këto grupe janë më të lehta për t’u hapur se për t’u mbyllur, sepse Telegram është një platformë që nuk përgjigjet. “Autoritet shqiptare mund të merren me anëtarët e grupit, ata mund të identifikohen dhe të përgjigjen para ligjit” thotë Kallanxhi.

Ndërkohë Altin Hazizi, drejtor i “Qendrës për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri” thotë se ky problem është ngritur edhe në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, por Telegram është një platformë që nuk përgjigjet, pasi është një aplikacion i hapur në Rusi dhe më vonë për shkak të luftës është shpërngulur në Dubai.

“Na janë adresuar raste ekstreme të dhunës seksuale me të mitur në këto grupe, ndaj shteti duhet ta mbylli këtë rrjet për aq kohë sa aplikacioni nuk ofron siguri dhe nuk përgjigjet” thotë Hazizi.

Ai e vë theksin edhe tek përgjegjësia e prindërve , të cilët nuk duhet t’i publikojnë fotot e fëmijëve në rrjete të pasigurta, pasi ato bëhen pre e pedofilave.

Për mbylljen e këtyre grupeve, Telegrami nuk u përgjigjet autoriteteve tona shtetërore. Por jo vetëm autoriteteve tona, ndaj shumë shtete e kanë bllokuar si aplikacion për të ruajtur privatësinë e shtetasve të tyre./m.j

Next Post
Mister shkaku/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari në Vlorë, detajet e para

Mister shkaku/ Gjendet i pajetë 55-vjeçari në Vlorë, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In