Dy mysafirë të një hoteli në Mexico City kanë fjetur pothuajse një javë me trupin e një personi të vdekur në dhomë. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Hotel El Senador, ku dy mysafirët kanë qëndruar atje pothuajse një javë, shkruan Daily Mail.
Ka qenë aroma e rëndë që vinte në dhomë, ajo që ka detyruar cciftin të kërkojë poshtë krevatit, ku kanë zbuluar trupin e një femre të vdekur të mbështjellë me qese plastike. Pas zbulimit të frikshëm, punonjëset e pastrimit në dhomën 323 kanë lajmëruar menjëherë policinë. /ma.me