Këto ditë po manifestohet Epopeja e UÇK-së. Memoriali i komandantit legjendar Adem Jashari po vizitohet nga shumë qytetarë dhe personalitete shqiptare.
Megjithëse shumë pak dihet rreth jetës së Adem Jasharit, së fundi në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi teksa shihet komandanti legjendar përkrah bashkëshortes, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për Adile Rama – Jashari, e cila në fotografi shihet e veshur me veshje kombëtare në krah të Adem Jasharit, i cili në shok mban armën. Komandanti me bashkëshorten kishte pesë fëmijë. Lulzimi, Shqipja dhe Marigona janë gjallë, ndërsa së bashku me Adem Jasharin, heroikisht ranë edhe Kushtrimi (13) dhe Fitimi (17).