Një pensioniste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e gjeti dashurinë e saj në funeralin e të birit. Almeda Errell, 71 vjeçe u martua me Gary Hardwick, 17 vjeç në atë kohë, vetëm tre javë pasi ishin takuar për herë të parë.
“Daily Mail” shkruan se Hardwick, tashmë 18 vjeç, njihet për pasionin e tij për femrat e moshuara. Ai kishte dalë me një 77-vjeçare para se të njihte “dashurinë e jetës”.
Çifti jeton me një prej nipave të Errell-it, që është tre vjet më i madh se bashkëshorti i saj. “Nuk po kërkoja një mashkull më të ri, por ja ku doli Gary. E dija menjëherë se ai ishte i duhuri”, është shprehur pensionistja.
Kur ata u njohën, nëna e katër fëmijëve ishte në funeralin e djalit të saj, Robertit 45-vjeçar. “Me bashkëshortin tim të parë Donald, kam jetuar 43 vite. Ai vdiq në vitin 2013 dhe unë u ndjeva e vetmuar”, ka shtuar 71-vjeçarja.
Ndërsa adoleshenti ka rrëfyer se në momentin që u nda nga e dashura e tij 77-vjeçare, kishte rënë në depresion. Pas kësaj, një fqinjë e ftoi për të marrë pjesë në funeralin e Robert.
Aty u njohën dhe Gary shprehet: “Ajo kishte sytë blu më të bukur që kam parë ndonjëherë. Dolëm për herë të parë dhe kuptuam se kishim shumë gjëra të përbashkëta”, ka rrëfyer 18-vjeçari. Duke qeshur, Almeda shton: “Ai më bën të ndjehem adoleshente për herë të dytë”.
ma.me