Gazetarja e mediumit CNN, Clarissa Ward është mbuluar me hixhab (veshje për gratë myslimane)në mënyrë që të raportojë ngjarjet në Kabul.
Në lidhjet e drejtpërdrejta, Ward është parë me një hixhab dhe e rrethuar nga talebanët, teksa raportonte mbi ngjarjet e ndodhura në Afganistan dhe përshkruante situatën e ndodhur në vend.
“Në rrugët e Kabulit sot- ndjej se jemi dëshmitarë të historisë“, shkruan ajo në Twitter.










