• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

(FOTO) E martojnë me kushëririn, arratiset nga shtëpia, e vret babai dhe ish burri

by Aalison Pearse Stevens
16/08/2016 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ju desh t’i nënshtrohej vullnetit të familjes dhe të martohej me kushëririn e saj, një njeri të cilin nuk e deshi kurrë. Një jetë e pamundur për 28- vjeçaren Samia Shadid, e cila në vitin 2014, vendosi të sfidojë vullnetin e prindërve, duke lënë të shoqin, për të nisur një jetë të re larg Pakistanit. Një veprim që familja e saj nuk e harroi kurrë, duke e cilësuar si çnderim i cili duhej ndëshkuar.

Samia u vra nga i ati, Muhammad Shahid, dhe nga ish- bashkëshorti i saj Muhammad Shakeel, të cilët ishin indinjuar nga sjellja e saj, e cila ishte martuar me dikë tjetër dhe kishte ndërruar besim fetar. Që të dy u arrestuan pas krimit dhe do qëndrojnë pas hekurave deri në vijim të hetimeve. Kalvari i Samia, nisi disa vite më parë, kur familja e saj e martoi me shkuesi me një kushëri të saj, Shakeel. Në atë moment nuk kishte rrugë dalje dhe u detyrua të nisë të jetojë me të.

Më pas në vitin 2014, ajo braktisi të shoqin dhe u mohua nga familja e saj. Për të ishte një çlirim, ndaj u zhvendos në Bradford të Britanisë së Madhe, ku dhe u martua me një njeri që dashuroi, Mukhtar Kazam, që të dy me shtetësi britaniko- pakistaneze. Ata ishin zhvendosur për të jetuar në Dubai dhe muajin e kaluar, në korrik, Samia kishte vendosur të takonte prindërit në Islamabad, për të ulur tensionet, por ai ishte udhëtimi i fundit i saj.

Ajo u vra nga ish- bashkëshorti dhe i ati, në atë që policia e quajti “krim për nder”. Autopsia zbuloi se e reja ishte mbytur dhe ishte dhunuar. Por dy të dyshuarit mohuan akuzat, duke pretenduar se vdekja e saj kishte ardhur për shkaqe natyrale.

ma.me

Next Post

John Belushi fiton dhjetëgarërshin në Saturday Night Live (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In