• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ “E godita dhe i thashë, mbylle k*rvë”! Ja njeriu më i rrezikshëm në rrjetet sociale dhe mendimet që ka për gratë

by Java News
08/08/2022 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mizogjenia, seksizmi, promovimi i përdhunimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Të gjitha këto lidhen me  Andrew Tate, i cili konsiderohet si një nga emrat më të rrezikshëm në rrjetet sociale dhe që me të drejtë është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra.

Kush është Andrew Tate? Do ta njihni më mirë kur të kuptoni se ai beson se gratë e kanë vendin vetëm në shtëpi, se gratë nuk duhet të ngasin makinën dhe se ato janë pronë e burrave. Ai gjithashtu mendon dhe thotë se viktimat e përdhunimit duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet seksuale ndaj tyre. Ai mburret me lidhjet me vajza 18 deri në 19 vjeç. Në video të tjera, kikboksieri britaniko-amerikan, i cili pozon pranë makinave të shpejta, me armë dhe dëshiron të paraqitet si një playboy, flet për rrahjen e mbytjen e grave, hedhjen e sendeve të tyre dhe mbylljen në shtëpi.

“E godita në fytyrë dhe pastaj e kapa nga qafa. Hesht, kurvë, i thashë unë asaj,”-tregon ai në një video, “duke pretenduar” se rrahu një grua pasi ajo e akuzoi për tradhti.

Organizatat bamirëse kundër abuzimit në familje i kanë përshkruar postimet e Andrew Tate si mizogjeni ekstreme, e cila mund të radikalizojë sjelljen e burrave të moshuar dhe të rinj dhe mund të shkaktojë pasoja në botën reale. Ekspertët paralajmërojnë, por Tate është ende i pranishëm në internet.

Ky 35-vjeçar nuk është një figurë margjinale që fshihet në cepin e errët të rrjetit social, edhe pse po të ishte një person i tillë, sërish do të ishte i rrezikshëm. Në vend të kësaj, ai është një nga personalitetet më të famshme në TikTok, ku videot e tij janë parë 11.6 miliardë herë. Sa shifër e tmerrshme!

Tate ndërton me kujdes “imazhin” e tij. Në rrjetet sociale, ai e prezanton veten si një guru vetëndihmues, duke u ofruar fansave të tij kryesisht meshkuj një recetë për të fituar para, për të tërhequr vajza. Në pak muaj, Tate u shndërrua nga një emër pothuajse i panjohur në një nga njerëzit më të përfolur në botë. Për shembull, në korrik kishte më shumë kërkime në Google për emrin e tij sesa Donald Trump dhe Kim Kardashian.

Si lindi popullariteti i Tate? Dëshmitë e marra nga Observer tregojnë se ndjekësve të Tate u thuhet të vërshojnë rrjetet sociale me videot e tij, duke zgjedhur klipet më të diskutueshme për të marrë shikimet maksimale.

Strategjia e koordinuar, që përfshin mijëra anëtarë të akademisë private online të Tate, “Hustler University” dhe një rrjet llogarish në TikTok, është përshkruar nga ekspertët si një “përpjekje e hapur për të manipuluar algoritmin” dhe për të rritur artificialisht përmbajtjen e tij. Në më pak se tre muaj, kjo strategji i ka fituar atij ndjekës masivë në internet dhe potencialisht miliona paund: 127,000 anëtarë tani paguajnë 39 £ në muaj për t’u bashkuar me komunitetin e Universitetit Hustler.

Si ishte jeta e Andrew Tate para se të dominonte mediat sociale? Ai u rrit në një pronë në Luton, djali i një punonjësje hotelerie dhe një mjeshtri shahu. Ai ka qenë prej kohësh në kryefjalë për shkak të shpërthimeve të tij të diskutueshme. Gjatë të njëzetave, ai punoi si producent televiziv dhe njëkohësisht u stërvit për kikboks në një palestër lokale, duke vazhduar të ndeshet profesionalisht dhe të fitojë tituj botërorë.

Në vitin 2016, dukej se karriera e tij tashmë kishte përfunduar pasi u përjashtua nga sezoni i 17-të i “Big Brother” për shkak të një videoje ku ai godiste një grua me rrip.

“Ishte një lojë,”- u mbrojt ai. Menjëherë pas kësaj, u shfaq një video e dytë që tregonte atë duke i thënë një gruaje të numëronte mavijosjet që ai me sa duket i kishte shkaktuar asaj. Si Tate ashtu edhe gratë mohuan se kishte pasur ndonjë abuzim dhe thanë se videot tregonin “marrëdhënie seksuale konsensuale”. Më pas, në shtator 2017, ai u kritikua nga organizatat bamirëse për mbështetjen e shëndetit mendor duke thënë se depresioni nuk ishte “i vërtetë”. Muajin pasues, në vazhdën e lëvizjes #MeToo, ai tha se gratë duhet të “mbajnë njëfarë përgjegjësie” për përdhunimin.

Në mënyrë tronditëse dhe ironike, kjo e rriti praninë e tij në skenën publike dhe ai shpejt u shfaq në InfoWars, podkasti i teoricienit konspirativ Alex Jones, pozoi për një foto me YouTuber-in e krahut të djathtë Paul Joseph Watson dhe u takua me Donald Trump Jr. në Trump Tower.

“Gratë nuk duhet të shkojnë me pushime,”- thotë Tate.

Në vitin 2018, ai u ankua për “rënien e qytetërimit” në Facebook pasi pa një poster në aeroportin Heathrow “që i inkurajonte vajzat të shkonin me pushime në vend që të ishin nëna të dashura dhe gra të përkushtuara”.

Rreth kohës kur policia britanike po hetonte akuzat për abuzim ndaj një gruaje, Tate besohet të jetë larguar nga Britania për në Rumani.

“Unë nuk jam përdhunues, por më pëlqen ideja që thjesht të jem në gjendje të bëj atë që dua. Më pëlqen të jem i lire,”-thoshte ai.

Tate aktualisht jeton në Rumani.

“Dua të jetoj në një vend ku mund t’i paguaj një polici 50 euro kur bëj një shkelje, dua të jetoj në një vend ku të gjithë kemi të drejtën e korrupsionit, jo si në Perëndim, ku kjo e drejtë është e rezervuar vetëm për të pasurit”, tha ai.

Andrew Tate ka premtuar se nuk shkojë kurrë në Serbi. Trajneri i tij, Amiri, nga Bosnja luftoi kundër serbëve në luftën e viteve nëntëdhjetë. Ai theksoi se nuk ka asgjë, por se vendimi i tij është një reflektim i “respektit për trajnerin”.

“Burrat e vërtetë kanë qen, jo mace”

Shumë nga fotot e Andrew Tate duken të padëmshme në shikim të parë. Në stilin e tij të sinqertë, ai tallej me burrat që pinë ujë rubineti në vend të ujit me gaz dhe me njerëzit që kanë mace.

“Burrat e vërtetë kanë qen,”-pretendon ai.

Ndikimi i rrezikshëm i Tate tek burrat e tjerë.

“Ai është njeriu më i frikshëm në internet”, thotë një grua. Kritikët thonë se popullariteti i Andrew Tate po ngre shqetësime për mizogjininë në internet dhe radikalizimin e mundshëm. Andrew Tate ka 4.1 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa vëllai i tij Tristan, i cili promovon një “imazh” të ngjashëm, ka 1.1 milionë fansa./Blic

Next Post
Gomonet e “çunave të Londrës”: Pse Britania po e nis betejën me politikanët e lartë të Tiranës?

Gomonet e “çunave të Londrës”: Pse Britania po e nis betejën me politikanët e lartë të Tiranës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In