Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin amerikan Donald Trump.
Lajmin e konfirmon vetë shefi i qeverisë shqiptare, i cili poston edhe foton në rrjetet sociale me shënimin “Photo of the day”.
Në të duken Rama dhe Trump në shoqërinë e bashkëshorteve të tyre.
Takimi besohet se është zhvilluar në Nju Jork, ku udhëheqësit botërorë po marrin pjesë në mbledhjen e OKB-së.












