Kryeministri Edi Rama është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ndërsa shpesh herë ndan me ndjekësit foto dhe video. Ndaj edhe sot kreu i qeverisë ka zgjedhur foton e ditës, ku shfaqet përballë disa qytetarëve të komunitetit rom, ndërsa i përshëndet me një puthje me dorë.
Në pamje shihet se si qytetarët i përgjigjen me përzemërsi përshëndetjes së Ramës, ndërsa një grua ka ngritur edhe duart lartë. /ma.me