Në faqen e tij në “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka publikuar ‘Foton e Ditës’. Në këtë postim që e ka ndarë më ndjekësit e tij ai ka zgjedhur një pamje nga çadra ku protestojnë përfaqësues dhe mbështes të opozitës.
Në foto shikohet një pjesë e çadrës dhe përballë saj një shitës ambulant, që shet produktet e tij, që nga farat e lulediellit, e deri tek uji.
Fotoja e kryeministrit publikohet kohë që e gjithë vëmendja është tek fakti nëse do të arrihet apo jo dialogu me opozitën, dhe nese kjo e fundit do ti bashkohet 18 Qershorit.
c.a