Kandidatja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë publik posterin e saj zyrtar me sloganin e partisë që përfaqëson.
“Punë dhe dinjitet” lexohet në posterin e saj zyrtar. Duma garon në Durrës përballë kryetarit aktual dhe kandidatit të mazhorancës Vangjush Dako.
Fushata elektorale në Durrës është mjaft e nxehtë dhe me tension, ku ditën e djeshme një konfrontim fizik mes militantëve të majtë dhe atyre të djathtë u shënua gjatë takimit që Duma po zhvillonte me banorët e Shkozetit.
Redaksia Online
(JavaNews.al)










