Katër persona raportohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidentit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qendër të qytetit të Beratit.
Një makinë “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda një dyqani.
Si pasojë 4 kalimtarë të rastit kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.