• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Foto/ Djali i Escobar me “dy baballarë”, spiuni anglez i shpëtoi jetën dhe e birësoi

by Ardit Rada
22/07/2020 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e denjë për një libër thriller, e në fakt kështu ka ndodhur. Djali i parë i Pablo Escobar, të cilin pakkush e njeh, ka publikuar një libër ku tregon anën e tij të historisë, atë të djalit të madh të trafikantit më famëkeq të drogës në botë, të rritur nga një agjent sekret i shërbimit inteligjent britanik.

“Kisha dy baballarë. Atë që thërrisja baba – dhe e doja shumë – ishte njeriu që më birësoi, një anglez me emrin Patrick Witcomb. Ai ishte agjent i MI6, i cili punonte për shërbimin inteligjent britanik dhe më shpëtoi jetën kur mamaja ime, vetëm një adoleshente, u vra në një atentat në Kolumbi”, tregon Roberto Sendoya Escobar. “Por babai im biologjik ishte Pablo Escobar, gangsteri më famëkeq në botë, i cili ishte i gatshëm të  vriste këdo për të më marrë”.

Pasi Witcomb e mori me vete në Angli dhe e birësoi, Roberto ndryshoi emrin dhe u quajt Phillip. Në librin me kujtimet e jetës, botuar së fundmi, ai tregon sesi agjenti i fshehtë dhe bashkëshortja ia mbajtën të fshehtë identitetin e vërtetë dhe të nënës së tij për vite me radhë.

“Babai adoptiv zyrtarisht punonte në kompaninë britanike të printimit të kartëmonedhave, por ishte një agjent i fshehtë me detyrën për t’u infiltruar mes bandave të drogës në Kolumbi. Asokohe Pablo Escobar ishte thjesht një kriminel i ri, por reputacionin e kishte të frikshëm dhe kishte nisur të binte në sy të agjencive të huaja”.

Roberto kujton ditën kur Pat dhe Joan, prindërit që e kishin birësuar, i treguan të vërtetën dhe e lejuan të takohej me babain biologjik, Pablo-n. “Ishte mbrëmja e fundvitit 1969, ishte vetëm 4 vjeç dhe ata më çuan në një hotel në Medelin. Babai po rrinte disa metra larg ndërsa mua afrua një burrë me mustaqe. E mbaj mend edhe tani, vinte një erë kolonje e lirë e përzierë me një aromë të çuditshme, që tani e di se ishte marijuane. ‘Don Roberto’, më thirri, por pasi e pa që unë mbeta i habitur shtoi: ‘Ah, po, tani je Don Felipe!’. Nuk ndihesha i kërcënuar prej tij, folëm për disa minuta dhe në fund më tha ‘lamtumirë, do të shihemi përsëri. Dhe mos e harro kurrë, ti je një Escobar’. Nuk e kisha idenë se për çfarë po fliste dhe kur pyeta babain tim më tha se ishte thjesht një person me të cilin na lidhte puna”.

Me kalimin e viteve, dhe kërcënimet e Escobar për të rimarrë të birin, agjenti britanik e transferoi djalin e vogël në Bogota, për të shmangur rrëmbimin. Një përpjekje ndodhi, por fatmirësisht truproja i caktuar nga babai adoptiv, arriti të vriste grabitësin e dërguar nga Pablo.

Për të shmangur rreziqe të mëtejshme, unë u dërgova në Angli, për të vazhduar shkollën. Por me t’u rikthyer në Bogota për pushimet e verës, Escobar do të përpiqej sërish të rrëmbente atë që në fakt ishte djali i tij. Edhe një herë grabitësi do të dështonte. Por në shenjë hakmarrje, Escobar do të urdhëronte vrasjen e truprojës së Roberto-s. Një mesazh edhe për babain e tij adoptiv, Pat, se kush komandonte…

Next Post
Ndryshimet Kushtetuese dhe listat/ Një ditë pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë Metës

Ndryshimet Kushtetuese dhe listat/ Një ditë pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In