Dj Sardi është treguar gjithmonë i rezervuar përsa i përket jetës së tij personale. I ftuar në emisionin ‘Mes Yjesh’, ai nuk i shpëtoi pyetjes për romancën e tij më të fundit, ndërsa la të nënkuptohej se diçka ka ndodhur.
“Ndoshta e kam hedhur hapin. Edhe mund ta kem bërë propozimin e shumëpritur,”– u shpreh Sardi.
Ndërkohë, një foto e publikuar në llogarinë e tij personale ‘Instagram’, i ka bërë lëmsh të gjithë ndjekësit. Dj i njohur shfaqet me unazë në gishtin e dorës së majtë, duke treguar kështu se e ka hedhur hapin e rëndësishëm.