• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Disa emra të frikshëm të botës së krimit do të jenë “shokët e burgut” të El Chapo-s

by Java News
19/07/2019 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas dënimit me burgim të përjetshëm, El Chapo do të transferohet në burgun “ADX Florence”, një vend i izoluar mes maleve shkëmborë në Kolorado, ku vuajnë dënimin disa nga kriminelët më famëkeq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Joaquin Guzman ndoshta mund të tërheqë më tepër vëmendje mediatike, për shkak të statusit si bosi i Kartelit të Sinaloas, përgjegjës për futjen në SHBA të sasisë më të madhe të lëndëve narkotike.

Por aty brenda, meksikani do të ketë mundësi të “bashkëjetojë” me disa emra vërtet të frikshëm të botës së krimit, përfshi edhe disa bashkëkombës, shekuan a2. Në burg vuajnë dënimin terroristë ndërkombëtarë, supremacistë të bardhë, agjentë të dyfishtë që kanë tradhtuar kombin dhe mafiozë amerikanë.

Fotogaleria e mësipërme ju sjell disa prej kriminelëve më të rrezikshëm që vuajnë edhe dënimet më të mëdha.

Zacarias Moussaoui, terrorist, i dënuar me 6 burgime të përjetshme për rol kyç në organizimin e sulmeve të 11 Shtatorit.
Richard Reid, terrorist, i dënuar me 3 burgime të përjetshme, plus 110 vite. Britaniku u bë agjent operacional i Al Qaeda-s dhe u përpoq të hidhte në erë një avion të linjës Paris – Majemi në vitin 2001, duke fshehur bombën në këpucë.
 Umar Abdulmutallab, terrorist, i dënuar me 4 burgime të përjetshme, plus 50 vite. Nigeriani, pjesëtar i Al Qaeda-s në gadishullin arabik, u përpoq të hidhte në erë një avion në vitin 2009, duke fshehur lëndë shpërthyese në të mbathura.
Ramzi Yousef, terrorist, i dënuar me burgim të përjetshëm, plus 240 vite. i dënuar në vitin 1994 për sulmin terrorist në Qendrën Tregtare Botërore realizuar në vitin 1993, ku humbën jetën 6 vetë dhe u plagosën 1000 të tjerë. Pjesëmarrës edhe në sulme të tjera terroriste.
Dzhokhar Tsarnaev, terrorist, i dënuar me vdekje në 24 qershor 2015. Autor i sulmit me bombë në Maratonën e Bostonit të vitit 2013, ku humbën jetën 3 vetë dhe u plagosën 250 të tjerë. Data e ekzekutimit nuk është caktuar ende.
Theodore Kaczynski, terrorist, i dënuar me 8 burgime të përjetshme. i dënuar për 16 sulme me bombë në Shtetet e Bashkuara, ku si objektiv kishte persona apo kompani që përdornin teknologji moderne, duke vrarë 3 persona dhe plagosur 23 të tjerë.

Naser Jason Abdo, terrorist, i dënuar me 2 burgime të përjetshme, plus 60 vite. Ushtar amerikan që nuk pranoi të shkonte në Afganistan dhe u përpoq të përdorte armë të shkatërrimit të masë në një restorant në Teksas, të mbushur me ushtarë amerikanë.
Robert Hanssen, agjent i dyfishtë, i dënuar me 15 burgime të përjetshme. Ish-agjenti i FBI është dënuar për tradhti kombëtare, pasi për 20 vite i ka dhënë informacione Bashkimit Sovjetik dhe më vonë Rusisë, në skandalin më të madh të historisë amerikane të spiunazhit. Për shkak të veprimeve të tij, disa agjentë amerikanë janë ekzekutuar.
Terry Nichols, terrorist, i dënuar me 161 burgime të përjetshme. Ka bashkëpunuar me Timothy McVeigh për organizimin e sulmit me bombë në Oklahoma në vitin 1995, ku humbën jetën 168 persona. McVeigh është dënuar me vdekje dhe është ekzekutuar në vitin 2001.
Larry Hoover, vrasës, i dënuar me 6 burgime të përjetshme. Lideri i një bande kriminale që vepronte edhe brenda burgjeve amerikane, i dënuar për vrasje, trafik droge dhe pastrim parash.

Kaboni Savage, vrasës, trafikant, i dënuar me vdekje, në pritje të ekzekutimit. Bosi i drogës në Filadelfia, i shpallur fajtor për trafik droge dhe zjarrvënien e një shtëpie ku ishte fshehur një dëshmitar federal, duke vrarë dy të rritur dhe gjashtë fëmijë.

Chevie Kehoe, vrasës, supremacist i bardhë, i dënuar me 3 burgime të përjetshme. I dënuar në vitin 1998 për torturën dhe vrasjen e tre personave të së njëjtës familje.
Salvador Magluta, trafikant, i dënuar me 205 vite burg. Lideri i një rrjeti trafikantësh në Majami, i dënuar për futjen e 75 ton kokainë në SHBA.
Marciano Millan Vasquez, vrasës me pagesë, lideri i Kartelit Los Zetas, i dënuar me 7 burgime të përjetshme. I shpallur fajtor për 18 ekzekutime dhe organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve dhe akteve të dhunshme.
Michael Swango, mjek, vrasës serial, i dënuar me 3 burgime të përjetshme. I shpallur fajtor në vitin 2000 për helmimin për vdekje të katër pacientëve, por edhe përfshirjen në disa vdekje të tjera.

g.kosovari

Next Post
Klosi: SPAK do të godasë pushtetarët e korruptuar, politika ka filluar të dridhet, FBI rol kyç

Klosi: SPAK do të godasë pushtetarët e korruptuar, politika ka filluar të dridhet, FBI rol kyç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In