Emri i saj është i njohur. Bëhet fjalë për ish-gruan e yllit të “Baywatch”, Jeremy Jackson.
Jeta e saj duket se ka marrë një kthesë 180 gradëshe, dhe sot jeton rrugëve.
Loni Willison, dikur një yll, sot shihet duke mbledhur mbeturina dhe e shkatërruar plotësisht.
Ish-modelja 37-vjeçare e fitnesit, e cila ka qenë e pastrehë që prej vitit 2016, ka shfaqur probleme serioze më shëndetin mendor.
Ajo u fotografua së fundmi teksa shtynte një karrocë me sendet e saj të vjetra.
Willison i tha “The Sun” se ajo po ja del mirë dhe se nuk kishte pasur asnjë kontakt me Jeremy Jackson në vitet e fundit.
“Nuk kam marrë asnjë telefonatë. Kam gjetur ushqim dhe një vend për të fjetur. Kam ushqim në kosha dhe afër dyqaneve”, rrëfeu ajo.