Policia italiane ka sekuestruar 3 tonë e 800 kg marijuanë dhe ka arrestuar 11 persona, 9 prej të cilave janë shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se dy të tjerë mes të arrestuarve janë italianë. Ata janë kapur në dy operacione të ndryshme, finalizuar në pak kohë distancë nga njëri-tjetri nga forcat policore të Leces. Arrestimet e tre janë bërë gjatë natës, mes zonave të Leces dhe Brindisit. Gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur në një lokalitet quajtur ‘Giorgilorio’, u sekuestruan 2 tonë e 720 kg marijuanë. Këtu u arrestuan 6 persona, dy italianë dhe katër shtetas shqiptarë.
Shqiptarët e arrestuar janë Fatmir Xhelili, 35-vjeç; Gezim Arberi, 48 -vjec, Rodof Luzaj, 26-vjec, Elvin Kamo, 37-vjec. Pas kësaj, rreth orës 05:00 të mëngjesit, policët ndaluan në rrugë një Fiat Iveco. Në bord u gjet një ton e 200 kg marijuanë. Aty u arrestuan dy personat që ishin në makinë dhe tre të tjerë që ishin në një makinë Yaris, që vepronte si stafetë, e i printe makinës me ngarkesë. Të pesë të arrestuarit janë shqiptarë.
ma.me














