• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Cirku i Budapestit një nga më të famshmit në Evropë vjen për herë të parë në Tiranë

by Java News
19/10/2019 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këto katër vite, Tirana është kthyer në qendrën e aktiviteteve artistike dhe sportive.

Amfiteatri i Tiranës pret më 19 tetor, ditën e shtunë, ora 19:30, Cirkun e Budapestit, i njohur dhe si Cirku më i madh në Evropën Qendrore. Hyrja në Teatrin e Hapur do të jetë e lirë, ndërsa Cirku i kryeqytetit të Hungarisë premton për publikun e Tiranës një performancë në të cilën ndërthuren artistikisht bukur letërsia, opera, muzika, kërcimi dhe shfaqja teatrale.

Performanca “Gentle Touch of Freedom” është mundësuar nga Ambasada Hungareze në kuadër të Vitit Memorial “30 Vjetori i Lirisë”. Nëpërmjet kësaj shfaqjeje, trupa e Cirkut të Budapestit synon të sjellë tek spektatorët eksperiencën e lirisë. Cirku i Budapestit është një nga më të famshmit në Evropë dhe sjell shfaqje të akrobacisë, akt piramidash, diabolo, ekuilibër, balancues në lartësi, kalim i litarit, skena spektakolare me kafshë, kllounë dhe shumë shfaqje prestigjoni.

Cirku i kryeqytetit të Hungarisë (Fővárosi Nagycirkusz) u hap fillimisht në 1889 dhe njihet si cirku më i madh në Evropën Qendrore. Në sallën e këtij Cirku mund të ulen 1450 spektatorë. Aty zhvillohen shfaqje me kafshë, kllounë dhe kërcime moderne.

Në korrik të 1936, Cirku i Budapestit organizoi premierën e shfaqjes, e cila habiti audiencën si nga spektakli i rrallë ashtu edhe nga shkëlqimi i ndërtesës së rinovuar. Shumë artistë të shquar të klasit botëror ishin pjesë e ekipit të Cirkut të Budapestit, mes tyre dhe kllouni Gábor Eötvös, i cili kishte bashkëpunuar me Charlie Chaplin.

g.kosovari

Next Post
Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karafilët e vendit

Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karafilët e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In