Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga, është bërë police. Ajo e ka shkrirë profesionin e këngëtares dhe atë të polices në një, për një videoklip të saj të ri.
Çiljeta, ka postuar një fotografi në instagram, ku shihet nën shoqërimin e disa djemve të veshur sikur njësitë e policisë speciale.
Këngëtarja nuk e ka bërë të ditur se cila është kënga që do të shoqërohet me video klip, por e ka shpalosur se në projektin e ri, do të duket mjaft seksi e veshur si police por me pantallona të shkurtra.