Partnerja e ish-kapitenit të kombëtares, Monica Cana ka treguar si po kalohet kjo periudhë e vetëizolimit në shtëpinë e tyre në Romë.
Ajo ftoi ndjekësit që ti bënin pjesë me anë të opsionit pyetje-përgjigje në Instagram, ku pjesa më e madhe donin të dinin çfarë bën Lorik Cana.
‘Loriku fle pjesën më të madhe të kohës’, shkruan Monica.
Këtë e shoqëroi me një video ku duket se si ngacmon Lorikun teksa fle gjumë. Përveç kësaj, tregoi se është e rëndësishme që të gjithë të kujdesen për vete në ditë të tilla.
Ajo tregon se i lan duart për 20 sekonda sa herë që prek diçka që vjen nga jashtë.