Para disa ditësh janë prezantuar fanellat e Kombëtares së Shqipërisë për ‘Euro 2016’ dhe në shikim të parë të gjithë u dashuruan me to.
Shqipëria ndaj Austrisë është duke luajtur me fanellat e bardha dhe atëherë në pah doli edhe një ‘problem’ i vogël.
Te këto fanella është shumë vështirë të vërehet numri pasi ai është tërësisht i bardhë dhe i kufizuar me të zezë.