Ata njihen për ironizimin e ngjarjeve aktuale në Kosovë dhe humorin e veçantë. Vedati, Osmani dhe Mensuri të njohur më mirë si ‘Stuëpcat’ kanë publikuar një fotografi teksa shihen prapa grilave. “Mirëmëngjesi për momentin jemi N’Quz të Aeroportit ju Përshëndesim” shkruajnë Stupcat në llogarinë personale në Facebook. Sigurisht kjo foto përbën një nga gjestet qesharake të tyre, për të cilën i karakterizon aktorët e humorit shqiptar. /Telegrafi/