Deputetit socialit Erion Braçe, i cili së fundmi ka shfaqur ‘ankesa’ mbi dëmtimin e imazhit të shalqirit të prodhuar në vend, nuk i ka “shpëtuar” një foto nga zyra e kryeministrit Rama, ku duket një shalqi që i ka mbijetuar sezonit dhe meriton të vihet në “fron”.
“Shpëtoi sezonin e bujqve këtë verë, e meriton të vihet në vitrinë”, ka shkruar Braçe krahas fotos ku duket kryeministri gjatë takimit me David Wisner, i ngarkuari me punë i SHBA-ve në vendin tone./m.j