Këngëtarja dhe moderatorja e emisionit “1 Kafe me Mamën”, Big Mama së fundmi ka publikuar një foto me të parin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Fotografinë e kishte publikuar vetë Bigu duke na dëshmuar se kjo dyshe kanë një miqësi shumë të mirë ndërmjet veti, prandaj edhe është hedhur në përqafimin e Rambos.
Kjo foto është realizuar gjatë një ahengu familjar ku kanë qenë pjesëmarrës edhe shumë fytyra të tjera publike përcjell Magazina.al. Së bashku me foton Bigu ka vënë edhe një mbishkrim në të cilin thuhet: “kush o ma i forti ramush roboti ”, që fjalën edhe me këtë rast e ka për politikanin Ramush Haradinaj.
ma.me