Besa Kokëdhima përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Titan” ku performoi e dyta në renditjen në natën gjysmëfinale të festivalit të madh muzikor evropian.
Këngëtarja performoi “Titan” në skenën e “Malmo Arena”, Suedi, të cilën e këndoi në gjuhën angleze, por rrugëtimi i këngëtares është ndërprerë aty, pasi s’ka mundur të kualifikohet në finale.
Por të paktën do mbahet mend për diçka.
Fustani që kishte veshur ishte i çarë në pjesët intime, duke bërë që Besa Kokëdhima të zbulonte më shumë se ç’duhet në skenë. (Tema)